Showing posts with label Legalizo Ndertimin. Show all posts
Showing posts with label Legalizo Ndertimin. Show all posts

4/11/2015

Legalizo Ndertimin, Qellimi i legalizimit

Qëllimi i Legalizo Ndertimin


Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje është krijuar mundësia për trajtimin e ndërtimeve pa leje ne territorin e Republikës se Kosovës. Ky ligj përcakton një procedurë unike për trajtimin e ndërtimeve pa leje në tërë territorin e Republikës se Kosovës.

Ligji ka hyrë në fuqi me 5 Shkurt 2014 dhe është ne fuqi për tri (3) vite.

Ky Ligj legalizon vetëm ndërtimet. NUK përcakton pronësinë ndaj ndërtimit ose pronësinë ndaj parcelës ku është ndërtuar.

Ky Ligj zbatohet vetëm për ndërtimet e përfunduara, substancialisht te përfunduara ose te pa përfunduara por që kanë filluar ndërtimin para datës 30 gusht 2013.

Ky Ligj i trajton ndryshe ndërtimet e përfunduara dhe ndërtimet e papërfunduara, por rezultati përfundimtarë është se ndërtimet do te jene legale përmes lejes se Legalizimit ose Lejes se Përdorimit.

Nëse ndërtesat e mbuluara me këtë ligj nuk legalizohen, ato do të rrënohen.

Legalizo Ndertimin

3/29/2015

5 Arsye pse duhet ta legalizosh ndertimin pa leje

Trajtimi i Ndertimeve pa Leje ka filluar!
Nese ke ndonje ndertim (shtepi, banese, lokal) pa leje, shfrytezo rastin legalizoje!
Regjistrimi i ndertimeve pa leje mund te behet vetem deri me 11 qershor 2015!
Regjistrimi eshte FALAS!
Ploteso FORMULARIN E REGJISTRIMIT dhe dorezoje ne Komunen tende.

5 Arsye pse duhet ta legalizosh ndertimin pa leje
1. Ndertimi juaj behet i ligjshem dhe i sigurt per banim.
2. Kaloni hapin e pare te regjistrimit te ndertimit tuaj ne kadaster
3. Ndertimi juaj mund te sherbeje si hipoteke per marrjen e kredise ne banke.
4. Komuna juaj do te planifikoje dhe ofroje sherbime te nevojshme perkatese
5. Siguroheni se ndertimi juaj nuk do te rrenohet.

Per me shume informata tjera na kontaktoni ne:
Mobile: +377 45 465 345
Viber: +377 45 465 345
Whatsapp: +377 45 465 345
E-mail: legalizondertimin@hotmail.com


Legalizo Ndertimin

3/28/2015

Legalizo Ndertimin, Broshura informuese

Legalizo Ndertimin, kjo broshure eshte punuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, me qellime te informimit sa me te madhe per qytetaret e Republikes se Kosoves.
Me ane te broshures Legalizo Ndertimin ju mund te njoftoheni per informatat e pergjitheshme rreth aplikimit dhe afateve kohore qe ju te pajiseni me leje per ndertimet tuaja.